Euro24 hyn në fazën më vendimtare, ‘finalja’ e parë mes Spanjës e Gjermanisë

Mbrëmjen e të martës përfundoi faza e 1/16-ve në kampionatin europian. 8 skuadrat që do të tentojnë të fitojnë kupën janë Gjermania, Spanja, Franca, Portugalia, Holanda, Turqia, Anglia dhe Zvicra.

Dy ditë pushim do të ikin shpejt për t’i lënë vendin finales së parakohshme të këtij kampionati, përballjes mes dy ekipeve pretendente për kupën. Më 5 korrik në ‘MHP Arena’ të Shtutgardit luhet ndeshja Gjermani- Spanjë, një përplasje që shumëkush e shikon si finalen e këtij europiani.

Ndeshja nis në orët e pasdites (18:00), ndërsa në mbrëmje një tjetër ndeshje e madhe, ajo mes Francës e Portugalisë.

Çiftet gjysmëfinaliste do të plotësohen më 6 korrik, me ndeshjet mes Anglisë e Zvicrës dh Holandës e Turqisë.

Sa i përket gjysmfinaleve, në atë të 9 korrikut, në “Allianz Arena” të Mynihut do të ndeshet fituesi i çiftit Gjermani-Spanjë, me atë të Portugali-Francë, ndërsa në gjysmëfinalen e 10 korrikut, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit do të ndeshen fituesit e çifteve Zvicër-Angli dhe Holandë-Turqi.