“Pse festoni me italianët” 32 vjeçari shqiptar godet me thikë bashkëatdhetarët, njërin në fyt…

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi nga policia e Pordenones në Italinë fqinje, disa ditë pasi plagosi me thikë dy bashkëatdhetarë, fill pas një sherri për ndeshjet në kampionatin europian. Ngjarja e konsideruar si tentativë vrasje nga autoritetet, ndodhi më 24 qershor, kohë kur luante Shqipëri- Spanjë e Itali- Kroaci. Sherri nisi në afërsi të qendrës së Bolzanos, ku 32 vjeçari shqiptar goditi me thikë dy shqiptarë të tjerë dhe më pas u arratis.

Episodi

Në përfundim të ndeshjeve Spanjë-Shqipëri e Itali- Kroaci, disa tifozë italianë dolën në sheshin ‘Vittoria’ në Bolzano për të festuar. Bashkë me tifozët italianë, festës iu bashkuan dhe shtetas shqiptarë që kishin ndjekur kuqezinjtë, por që njëkohësisht ishin dhe simpatizantë të Italisë.

Sherri

Shumë tifozë shqiptarë, të zhgënjyer nga humbja me Spanjën, kanë patur një ‘fërkim’ me tifozët shqiptare që dolën për të festuar për Italinë. Një përleshje ka ndodhur mes shqiptarëve në të ‘dyja krahët’ e në mesin e tyre dhe 32 vjeçari i cili goditi me thikë dy bashkëatdhetarët. Një prej të plagosurve u qëllua disa herë në pjesën e fytit e në krah dhe përfundoi në spital në gjendje të rëndë, raportojnë mediat italiane. Mjekët e operuan menjëherë, ndërsa i plagosuri qëndroi për disa ditë në gjendje kritike për jetën.

Hetimi

Hetuesit nisën punën për të arrestuar shqiptarin i cili u arratis natën e 24 qershorit. Kamerat e sigurisë në zonë bënë të mundur rindërtimin e lëvizjeve të tij si dhe identifikimin e 32 vjeçarit.

Siç shkruan media fqinje, 32 vjeçari ishte rezident pa dokumente në Italië dhe tanimë përballet me vepër penale dhe ekspulsin nga vendi.