Durrës: I moshuari nga Tirana ndërron jetë sapo futet në det

Një 70 vjeçar ka humbur jetën këtë mëngjes në Durrës, sapo ka tentuar të hyjë në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15 në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

70 vjeçari banues në Laprakë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 13, shtetasi J. Gj., 70 vjeç, banues në Laprakë, dyshohet se sapo ka rënë në kontakt me ujin në det, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.