Stadiumi i Korçës përfshihet nga flakët

Stadiumi “Skënderbeu” në Korçë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjte. Zjarri ka djegur një pjesë të madhe të tribunës VIP si dhe mjediset e brendshme të stadiumit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur izolimin e flakëve që u shpërndanë veç tribunës kryesore edhe në dy tribuna të tjera të stadiumit.

Ende nuk dihen shkaqet apo rrethanat e zjarrit.