Gjermania e “pafat”, Spanja del fitimtare në ndeshjen më të bukur të Europianit

Kur të gjithë po prisnin përfundimin e minutave shtesë, Mikel Merino, mesfushori që hyri në minutën e ’70 të finales së parakohshme mes Spanjës e Gjermanisë, shtangu stadiumin me këtë goditje me kokë.

Ishte ky goli, shënuar në minutën e 120’ të shtesave, e cila i dha fitoren spanjollëve.

Përballja e kësaj të premteje ishte padyshim ndeshja më e bukur e këtij europiani, e cila pa Spanjën të dalë fitimtare e të avancojë më tutje në gjysëmfinale.

Të “pafat” gjermanët, të cilët pjesën e dytë të ndeshjes dhe në minutat shtesë shtynë mesa mundën për të realizuar golin e fitores, por nuk mundën dot. Një prekje topi me dorë nga ana e mbrojtësit të spanjës Cucurrella nuk u përkthye në penallti në minutat e fundit të shtesës.

Në tërësi pjesa e parë e ndeshjes foli për Spanjën, pavarësisht se 45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura.

Golin e parë e shënoi Spanja përmes Olmos në fillimin e 45 minutëshit të dytë.

Gjermania arriti të barazojë ndeshjen vetëm në minutat e fundit, në pjesën e dytë, duke e dërguar ndeshjen drejt shtesave.