Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Lushnje-Fier, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.
Të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Nga të dhënat e para, në aksident janë përfshirë tre makina.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun e aksidentit, i cili ka bërë që trafiku atje të rëndohet ndjeshëm.