Rikthehet i nxehti në Shqipëri, këtë javë temperaturat deri në 43 gradë celsius

Pas një jave me shi dhe mot të freskët në orët e pasdites, java ku sapo hymë do të mbizotërohet nga temperaturat e larta.

Shqipëria do të preket nga një valë e të nxehtit afrikan e cila ka përfshirë apo do të përfshijë të gjithë rajonin jugor të Europës. Pavarësisht se vendi ynë do të jetë në ‘kufi’ të valës së të nxehtit që vjen nga veriu Afrikës, sërish në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit apo Gjirokastrës, priten temperatura deri në 43 gradë celsius.

Sipas meteorologëve, dita e enjte dhe e premte do të jenë më të nxehtat.