Kampionati Europian është drejt fundit. Ditën e martë luhet gjysëmfinalja e parë mes Spanjës e Francës, ndërsa një ditë më tutje, Holanda përballet me Anglinë.
Vështirë të parashikosh se cila kombëtare do të arrijë të fitojë kampionatin, por shumëkush pyet se kush do të fitojë ‘Këpucën e Artë’ në këtë turne.
Më poshtë disa kandidatë, që kanë arritur të shënojnë më shumë gola në këtë Euro24, mes tyre dhe lojtarë të Spanjës, Holandës e Anglisë, skuadra që vijojnë të jenë në garë.
Cody Gakpo – Holandë – 3 gola
Georges Mikautadze – Gjeorgji – 3 gola
Jamal Musiala – Gjermani – 3 gola
Ivan Schranz – Sllovaki – 3 gola
Dani Olmo – Spanjë – 2 gola
Kai Havertz – Gjermani – 2 gola
Nicolas Fullkrug – Gjermani – 2 gola
Jude Bellingham – Angli – 2 gola
Fabian Ruiz – Spanjë – 2 gola
Harry Kane – Angli – 2 gola
Donyell Malen – Holandë – 2 gola