Donald Trump “sfidon” Biden në debat “kokë më kokë”… dhe në një ndeshje golfi

Donald Trump ruajti një heshtje të pazakontë për ditë me radhë pas debatit televizi që pati me Presidentin Joe Biden, një debat që nisi spiralen e zërave e pretendimeve të shumë demokratëve për dorëheqjen nga gara të Biden.

Por heshtjes së çuditshme të Trump i erdhi fundi të martën. Gjatë fjalës së tij në një miting në Florida, Trump sfidoi Presidentin Biden që të përballet sërish me të në debat, por kësaj here në një format ndryse.

Trump tha se e sfidon Bidenin në një debat “kokë më kokë”, pa prezencën e gazetarëve apo pyetjeve të formatuara

“Zyrtarisht i ofroj Joe Biden-it një shans për t’u shpenguar para të gjithë botës. Le të bëjmë një tjetër debat këtë javë, në mënyrë që Joe gjumashi të mund t’i tregojë të gjithëve, kudo në botë, se ai e ka atë që duhet për të qenë president”-tha Trump.

“Por kësaj here, le të debatojmë burri me burrin, pa moderatorë, pa asnjë ndalesë. Vetëm vendosin emrin, kur të doni dhe ku të doni”-shtoi më tutje ish-Presidenti.

E veç ‘sfidës’ për debat kokë më kokë, Trump formuloi dhe një tjetër ‘sfidë’ për Presidentin 81 vjeçar të SHBA-ve.

“Zyrtarisht e sfidoj Bidenin në një lojë golfi. Nëse ai fiton, do i jap 1 milionë dollarë për këdo organizatë bamirëse që ai zgjedh. Dhe e vë me bast me ju (publikun në miting) se ai nuk e pranon ofertën, sepse e vetmja gjë që do të tregonte kjo lojë, është fakti se Biden është veç fjalë dhe asnjë vepër”-tha Trump.

Pas këtyre mesazheve të Trump, reagoi zëdhënësi i fushatës zgjedhore të Biden, James Singer.

“Joe Bien nuk ka kohë të merret me kërkesat e çuditshme të Trump, sepse është i zënë duke drejtuar Amerikën e duke mbrojtur botën e lirë. Donald Trump është një gënjeshtar, i dënuar për mashtrim… ne do ta donim të sfidonim Trump në krijimin e vendeve të reja të punës, por ai i ka humbur 3 milionë të tilla”-tha zëdhënësi.