Finalja e Europianit mes Spanjës e Anglisë, do të gjykohet nga arbitri François Letexier.
Arbitri francez do të jetë ‘gjyqtari’ kryesor i ndeshjes së të dielës. Letexier është 35 vjeçar dhe në të gjithë karrierën e tij ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s.
Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Arbitri francez ishte po ashtu gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse mes Gjermanisë e Skocisë.
Në VAR, do të jetë gjithashtu një arbitër francez, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod (Francë) dhe Massimiliano Irrati (Itali)