Dy ditë më parë në një lokal në fshatin të Tropojës, një sherr për muzikën në kafene ishte shkaku që solli përleshjen e 9 të rinjve. Në mesin e sherrit, Adrian Pepkolaj u godit me thikë nga Saimir Sadiku. Adriani ishte veçse 24 vjeç. Humbi jetën në spital si pasojë e plagëve.
Të plagosur po me goditje nga thika, mbetën dhe vëllai i tij Valentini 32 vjeç, si dhe miku i tyre Shkëlzen Kukaj, 45 vjeçar.
Autori i krimit arriti të largohej nga vendi i ngjarjes, ndërsa 5 persona të tjerë u arrestuan nga policia. Sherri ndodhi pasditen e 11 korrikut. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se të rinjtë kishin pirë alkool, ndërsa disa prej tyre ishin të dehur. Në këto kushte, një debat ka lindur për muzikën e lartë në lokal, një debat që shumë shpejt ka përfunduar në përleshje me shishe alkooli e thika.