Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës, pas orvatjes për të djegur biznesin e ish kunatës së tij.
I riu i identifikuar me inicialet S.D, u arrestua në flagrancë teksa tentonte t’i vinte flakën me benzinë një parukerie që ishte në përdorim të ish kunatës.
“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ka tentuar të djegë me benzinë, një objekt (parukeri) që është në përdorim nga ish kunata e tij.”-njoftuan autoritetet.