Si u mbyt 7 vjeçarja shqiptare Anisa Murati? Itali: Autoritetet hetojnë për përgjegjësit e tragjedisë

Media italiane ka përcjellë të tjera detaje në lidhje me vdekjen tragjike të Anisës, 7 vjeçares shqiptare e cila u gjet e mbytur në ujërat e një liqeni në Caraglio, dy javë më parë.

E mitura kishte shkuar në një kamp veror të famullisë së Demontes dhe gjatë vizitës pranë liqenit artificial ka rënë në ujë. Vogëlushja nuk dinte not, një fakt për të cilin ishin të informuar edhe mësuesit e animatorët në kampin veror.

Prokurorja e çështjes Alessia Rosati është dukje kryer hetimet mbi ngjarjen. Media italiane ka raportuar së fundmi se janë vënë nën hetim Famullitari i Demontes, Don Fabrizio della Bella si dhe një prej animatorëve të kampit veror. Prokuroria heton për veprën e ‘vrasjes nga pakujdesia’, ku përfshihen edhe drejtuesi i strukturës së shkollës verore.

Ende mister e gjithë dinamika e ngjarjes, ndërsa pak pas tragjedisë, babai i vogëlushes tha këto fjalë për median vendase.

“Ajo ishte jeta ime, pse ka vdekur në këtë mënyrë, unë kërkoj drejtësi deri në fund për këtë tragjedi”,