Pamjet, zjarr pranë ish- repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat pranë ish repartit ushtarak në Fier.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar dhe banorët e zonës, shumë prej të cilëve kanë shtëpitë aty pranë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për të shuar flakët dhe vatrën e zjarrit.

Ndërkohë nga flakët pranë ish-repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.