Greqi: Familja shqiptare përfshihet në aksident, ndërron jetë nëna, në spital i shoqi me vajzën

Një aksident fatal i ka ndodhur një familje shqiptare në Greqinë fqinje. Çifti i të moshuarve udhëtonte me vajzën e tyre në makinë pranë Riganis, kur papritur shoferi ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Makina është përplasur dhe më pas batuar në anë të rrugës. Për pasojë, gruaja në moshë ka humbur jetën, ndërsa i shoqi dhe vajza e çiftit kanë përfunduar në spital.

Ende mbetet e paqartë sesi ka humbur kontrollin e mjetit shoferi. Babë e bijë janë duke u trajtuar në spitalin e Agrinios, shkruan media greke.