Gusht e gunë? Harta, si parashikohet moti në ditët e para të gushtit

Muaji gusht nuk pritet që të jetë aq i nxehtë sa temperaturat ekstreme me të cilat u përballëm në korrik. Kështu parashikojnë meterologët, të cilët theksojnë se muaji i fundit i verës pritet të ketë temperatura të larta, por larg ekstremeve të korrikut.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat deri në 40 gradë celsisus të prekin për pak ditë veçse disa zona të Shqipërisë, veçanërisht në qarkun e Elbasanit, Beratit apo Gjirokastrës. Në këto ditë të para të gushtit, temperaturat maksimale nuk pritet t’i kalojnë 35 gradë celsisus, një ‘konstante’ e cila parashikohet të na shoqërojë gjatë orëve të pikut përgjatë 15 ditëshit të parë.

Më poshtë një hartë interaktive, për të parë temperaturat gjatë fashave orare dhe qyteteve të ndryshme të vendit. (Shtypni butonin play në hartë, për të parë parashikimin për ditët në vijim).