Vlorë: I moshuari rreh të shoqen, 64 vjeçarja ndërron jetë në spital

Një grua në moshën 64 vjeçare ka humbur jetën të hënën në spitalin e Traumës në kryeqytet, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga dora e bashkëshortit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vlorë, ndërsa përgjegjës për vdekjen e 64 vjeçares, është akuzuar bashkëshorti i saj, 70 vjeçari Engjëllush Delia. Policia e ka arrestuar të moshuarin që dyshohet se ka rrahur barbarisht të shoqen.

 “Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njoftoi policia.