“Zoti na vuri në kohën e vendin e duhur” 1 vjeçari bie në tubin e thellë 4m, momenti kur shpëtohet nga zjarrfikësit

Ky është momenti (shiko videon e mëposhtme) kur një klithmë therëse dëgjohet në oborrin e banesës. Nëna shikon me sy momentin kur i biri 14 muajsh, bie në një tub në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë. Djali vogël, i quajtur Danton, nis të ulërasë nga frika. Me të dëgjuar klithmën e të shoqes, kryefamiljari vrapon drejt oborrit. Të dy burrë e grua s’dinë sesi të veprojnë, pasi djali i tyre ka rënë në një tub të thellë afro 4 metër dhe me një diametër prej veçse 30 centimetrash.

Prindërit telefojnë policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërrin një ambulancë dhe zjarrfikësit. Oficerët hedhin një litar me shpresën se vogëlushi do ta kapë, por pa asnjë rezultat. Njërit prej punonjësve i vjen ndërmend një ide. Një litar e vendosin në një tub duke krijuar më tutje një lak për të kapur vogëlushin. Pas disa minutash orvatje, oficerët e policisë e zjarrfikësit ia dalin të nxjerrin djalin nga tubi. Dantoni, i tmerruar, nuk lëshon të ëmën nga krahët e tij. Fatmirësisht vogëlushi nuk pësoi lëndime.

Në intervistë për median e huaj (ngjarja ndodhi në SHBA), një prej punonjësve që shpëtoi vogëlushin, tha se Zoti i kishte vënë në kohën dhe vendin e duhur.