Elbasan: Ndezi zjarr të shkrinte dy tuba… flakët i shkrumbojnë tokën, ullinjtë dhe pemët frutore

Policia ka proceduar në gjendje të lirë një të moshuar 78 vjeçar në fshatin Valas të Elbasanit, pasi ky i fundit akuzohet si përgjegjës për zjarrvënie. I moshuari ka shkuar në tokën e tij dhe ka dashur të djegë dy tuba plastikë që i përdorte për vaditje. Por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe toke, përfshi këtu edhe disa pemë ulliri e pemë frutore.

“Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me  pemë frutore dhe ullinj”, njoftoi policia.

Policia apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre si dhe i fton ata që të denoncojnë rastet e zjarrvënies, raste të cilat këtë sezon veror nuk kanë qenë të pakta.

 “Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm”, njoftoi policia.

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj, identifikohet dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i hetimeve të kryera për rastet e zjarrvënieve, identifikuan autorin e dyshuar të një rasti, shtetasin M. K., 78 vjeç, banues në fshatin Valas, për të cilin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të shkrirë dy tuba plastike që i përdorte për vaditje, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e madhe toke me pemë frutore dhe ullinj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.