Po dërgonte fëmijën në spital, makina në Durrës përplaset me disa automjete pasi kalon me të kuqe

Një aksident ka ndodhur këtë mesditë në Durrës, ku një makinë është përfshirë në aksident me disa mjete tjera. Shoferi makinës udhëtonte me shpejtësi dhe ka hyrë në kryqëzim duke kaluar me semafor të kuq. Për pasojë makina e tij është përplasur me një furgon dhe më pas me disa makina tjera të parkuara në anë të rrugës.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.16 në rrugën ‘Vllazërimi’. Shoferi që shkaktoi aksidentin po dërgonte me fëmijën në spital.

Fëmija është dërguar në spital nga persona të tjerë. Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet se ka patur persona të plagosur.