Një bombol gazi ka shpërthyer paraditen e të mërkurës në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit, në zonën e njohur si ‘agjencia’.
Bombola ka shpërthyer në banesën e një gruaje në moshë.



Si pasojë e shpërthimit, 71 vjeçarja ka marrë lëndime. Ajo është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.