“Të gjithë ishin me fat”  Pamjet, avioni rrëzohet në fushën e golfit në SHBA, qytetari shpëton për fije

Ky është momenti kur një avion i vogël rrëzohet në një fushë golfi, ndërsa një prej personave që po luante aty, i shpëton për fije përplasjes.

Ngjarja ndodhi në Sakramento të Kalifornisë (SHBA), ndërsa pamjet u regjistruan nga kamerat e sigurisë në godinën pranë kompleksit të golfit.

Fatmirësisht prej ngjarjes, nuk u lëndua asnjeri, përfshi këtu edhe pilotin e avionit, i cili pësoi veçse disa gërvishtje. Ky i fundit i tha autoriteteve se u detyrua të kryejë ulje emergjente në fushën e golfit pasi avioni pësoi defekt të plotë teknik. Avioni u nis nga aeroporti pranë fushës së golfit dhe me t’u ngritur në ajër, pësoi defektin.

“Të gjithë ishin me fat. Këtu ka një parking plot me makina, pranë ka edhe banesa. Piloti bëri mirë që zgjodhi fushën e golfit.  Fatmirësisht asnjë nuk u lëndua”-tha drejtuesi i zjarrfikësve të zonës për median lokale.