“Nënën e gjeta të pajetë, nuk doja të vrisja babain” Zbardhet rrëfimi i 41 vjeçarit që i mori jetën të atit

“Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babain e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”.

Këto janë fjalët e Klementin Islamajt, 41 vjeçari i arrestuar për vrasjen e babait të tij ditën e djeshme në një fshat Konispolit.

Islamaj ka deklaruar para hetuesve se nuk ishte qëllimi i tij të vriste të atin. Ai ka shpjeguar se ka ka qenë në kafene në momentin kur prej shtëpisë së prindërve u dëgjua zhurmë. Me të shkuar atje, 41 vjeçari është përballur me trupin e pajetë të të ëmës.

“Vetë jam prind i dy fëmijëve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur.

Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babain e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”-ka thënë 41 vjeçari.