“Pse më ke zënë krevatin” Tiranë: 78 vjeçari i merr jetën të moshuarit në azilin e pleqve në Tiranë

Një ngjarje e padëgjuar më parë që ndodh në azilin e të moshuarve në kryeqytet, atje ku një i moshuar i ka marrë jetën shokut të tij të dhomës.

Krimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në një dhomë të azilit, ku dy të moshuar në moshat 78 e 82 vjeç kanë debatuar me njëri- tjetrin.

78 vjeçari me inicialet Z.Sh, i ka thënë shokut të dhomës, 82 vjeçar, se përse i ka zënë krevatin e tij. Debati ka kaluar më tutje në dhunë. 78 vjeçari e ka qëlluar disa herë me bastunin e tij të hekurit të moshuarin, duke e goditur në kokë e pjesë të ndryshme të trupit.

82 vjeçari ka ndërruar jetë në azil. Punonjësit e stafit kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Oficerët e kanë arrestuar 72 vjeçarin, i cili ndodhet tanimë në polici.