Gjykata e Tiranës lë në burg Noizy-n e Dj Crax, bëhen gati procedurat e ekstradimit për në Kosovë

Reperi shqiptar Rigels Rajku (Noizy) si dhe Bahtjar Bajraktari (Dj Crax) janë lënë në burg me vendim të gjykatës së Tiranës, nën akuzën e dhunës ndaj një tiktokeri të Kosovës, i quajtur Medi iseni.

Noizy e Dj Crax kërkohen nga drejtësia në Kosovë, pasi rrahën në një klub nate në Pejë shtetasin Medi Iseni. Procedurat për ekstradimin e dy të akuzuarve kanë nisur.

Mbi rastin, gjykata e Tiranës njoftoi se ka pranuar kërkesat e prokurorisë së Tiranës për arrestimin e përkohshëm të Noizy-t e Dj Crax, me qëllim ekstradimin e tyre në Kosovë.

VENDIMI I PLOTE

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..

5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

HISTORIA

Noizy dhe Dj Crax u arrestuan ditën e mërkurë (7 gusht) në zonën e Kunes në Shëngjin, për efekt të ekstradimit të tyre drejt Kosovës. Për të njëjtën ngjarje është shpallur në kërkim dhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të TikTokut Muhamet Iseni, i njohur si Medi, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në një klub nate në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohet të jenë videot e Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy e Stresi.

Këta të fundit kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe rrahjen ndaj Isenit, ndërsa ai nga ana tjetër akuzon se ‘është prerë në besë’ nga Stresi, i cili e ka ftuar të takohen, një takim që ka shërbyer si ‘kurthi’ për ta rrahur.

Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.

“Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi reperi.

Më tutje Noizy shkroi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok. Mirëpo, nëse do m’u jepte mundësia me kthy prap atë moment s’do e lejoja asnjë me e prek por do t’i thosha turp të të vijë se je 40 vjeç baba me fëmijë. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audience në Tiktok”