Familjet shqiptare përleshen në Itali, një 38 vjeçar goditet për vdekje me thikë në zemër

Fillimisht një përleshje e madhe, ndërsa më pas një i vdekur i vrarë me një goditje në thikë.

Kështu ka raportuar media italiane në lidhje me një krim të rëndë të ndodhur mbrëmjen e të mërkurës (7 gusht), ku janë përfshirë disa shqiptarë. Viktimë mbeti një 38 vjeçar i identifikuar si Dritan Idrizi, ndërsa 4 shtetas të tjerë po me origjinë shqiptare, mbetën të plagosur.

Ende e paqartë dinamika e krimit dhe motivi i ngjarjes, ndërsa media vendase raporton se sherri ka ndodhur provincën e Riminit në Pesaro Urbino. Viktima ka shkuar me disa miq të tij shqiptarë drejt banesës së një tjetër bashkëkombasi, ku dhe ka nisur përleshja. 38 vjeçari me miqtë e tij kanë qenë të armatosur me shkopinj e armë tjera të ftohta kur janë përballur me familjen tjetër shqiptare.

Sherri dyshohet se ka nisur për shkak të një borxhi prej afro 5 mijë eurosh që viktima po shkonte t’i kërkonte. Sherri nisi në rrugë dhe mes përleshjeve, Idrizi u godit tre herë me thikë ne gjoks. Veç viktimës, 4 të tjerë mbetën të plagosur

Deri më tani autoritetet vendase nuk kanë kryer asnjë arrest. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Pesaros, ndërsa policia vijon ende me hetimet.