Fier: 63 vjeçari qëllon me automatik në banesën e krushkut pas konflikteve të vazhdueshme familjare

Një 63 vjeçar nga fshati Karavasta në Divjakë, është prangosur nga policia pasi qëlloi me armë automatike në banesën e vjehrrit të djalit të tij.

Ka qenë krushku i autorit i cili ka njoftuar policinë duke thënë se dikush ka shtirë me armë në banesën e tij.

Policia ka arritur të identifikojë autorin, i cili rezulton të jetë 63 vjeçari me inicialet P.S. Ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e konflikteve të vazhdueshme mes dy familjeve.

Policia ka ushtruar kontroll në banesën e 63 vjeçarit, ku ka gjetur armën e zjarrit si dhe një sasi municioni.

Njoftimi:

Fier/Qëlloi me armë zjarri automatik, në drejtim të banesës së vjehrrit të djalit të tij, vihet në pranga autori.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip automatik.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, menjëherë ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Divjakë, dhe falë inteligjencës policore u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-P. S., 63 vjeç, banues në fshatin Karavasta e Re, Divjakë.

Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme familjare me vjehrrin e djalit të tij, ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me automatik duke kanosur atë dhe familjarët. Pas kontrollit të banesës së shtetasit P. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.