Një 75 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë, në orvatje për të shuar flakët që i ndezi vetë. Ngjarja ka ndodhur në Sukth, teksa i moshuari kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur disa mbetje të prodhimeve bujqësore.
Por flakët janë favorizuar nga era e fortë dhe janë përhapur. Në orvatje për të shuar zjarrin, i moshuari fatkeqësisht është asfiksuar dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pak ditë më parë, një tjetër rast i ngjashëm ndodhi në Krutje të Lushnjes, ku humbi jetën një 60 vjeçar.