“Valor Shield” Ushtritë e Shqipërisë dhe Kosovës zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Trupat speciale të ushtrisë së Shqipërisë e Kosovës kanë zhvilluar së bashku stërvitje.

Forcat e Kosovës e Shqipërisë testuan bashkarisht aftësitë e tyre reagues dhe ndërvepruese, duke simuluar një sërë skenarësh.

Konkretisht forcat speciale zhvilluan operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazës së zhvillimit të operacionit për goditjen e objekteve, e së fundmi, parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese.

Stërvitja e quajtur Valor Shield 24, u zhvillua nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Europën.

Më poshtë disa foto, publikuar nga Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë.