Bie aksidentalisht nga tarraca në katin e pestë, ndërron jetë 50 vjeçari në Tiranë

Një 50 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e të hënës në Tiranë. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Jordan Misja’. 50 vjeçari me inicialet K.Th ishte ngjitur në taracën e katit të pestë, kur aksidentalisht ka rënë nga lartësia.

Plagët kanë qenë të shumta në trupin e 50 vjeçarit, i cili ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

 “Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën “Jordan Misja”, aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital”, njoftoi policia.

Po mbrëmjen e djeshme, në orën 21:50, një ngjarje ngjashme e rëndë ndodhi në Durrës. Një 47 vjeçar ra aksidentalisht nga ballkoni i banesës së tij, duke gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të rënda.