Ngjarje e pazakontë në Kaliforni:  Balena gëlltit dy vajzat në kajak, më pas i nxjerr jashtë

Xhuli Meksorli dhe Liz Kotrell (Julie McSorley; Liz Cottrell) me siguri do të kenë një histori të pabesueshme për të treguar përgjatë gjithë jetës së tyre, një histori që me gjasë është unike.

Dy vajzat po notonin në ujërat e plazhit në Kaliforni me kajakë, kur poshtë tyre del një balenë gungaçe me gojën e hapur. Vajzat bien brenda gojës së balenës e cila po ushqehej në atë zonë. Pak sekonda më tutje, balena i nxjerr nga goja dy vajzat.

Xhuli Meksorli tregoi për median amerikane.

“Pashë një tufë të madhe peshqish dhe një top të madh karremash që dilte nga uji. Më pas pashë balenën që po afrohej dhe papritmas isha në ujë.”

Dy vajzat nuk pësuan lëndime.