Gjykata Durrësit liron Noizy-n, reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy, është liruar këtë të premte nga gjykata e Durrësit.

I arrestuar që më datë 7 gusht, Rajku kërkohet nga drejtësia në Kosovë pasi akuzohet se me grupin e tij ka ushtruar dhunë ndaj një personazhi të njohur të TikTokut, i quajtur Medi Iseni.

Seanca e mbajtur këtë të premte në gjykatën e Durrësit, pranoi garancinë pasurore të ofruar nga reperi shqiptar, në vlerën 50 milionë lekë të vjetra. Kësisoj, pas 10 ditësh në paraburgim, Noizy do të dalë nga qelia.

Seanca u zhvillua në gjykatën e Durrësit pasi Noizy në dokumenta rezulton të jetë banor i qytetit bregdetar.