“Baba më fal, nuk ia dal dot” Tiranë: Amerikani i merr jetën të shoqes dhe kafshëve shtëpiake, më pas vetëflijohet

Fill pas plagosjes së një 45 vjeçari nga arma e një efektivi të policisë kufitare në ‘Komunën e Parisit’, kryeqyteti u trondit nga një vrasje makabre e zbuluar mbrëmjen e të hënës.

Një shtetas amerikan i quajtur Matthew Janes Wertz u gjend i vetëvarur në banesën e marre me qira në Tiranë. Së bashku me të, të mbytur dhe pajetë bashkëshortja e saj me origjinë indoneziane Indah Lilis Sartika Saragih si dhe dy qentë e tyre shtëpiakë, goditur me sende të forta (shkop bejzbolli).

Methju së bashku me të shoqen kishin leje qëndrimi në Shqipëri. Amerikani punonte si mësues në një shkollë private në kryeqytet, ndërsa e shoqja ishte e papunë.

 “Në banesë u gjet një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze, në të cilën përshkruhen veprimet, që ka ndërmarë autori”, njoftoi policia.

Mes rreshtave, në letër amerikani i drejtohej të atit me këto fjalë: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Ngjarja u zbulua pasi drejtori i shkollës ku punonte amerikani kishte shkuar për të parë pse mësuesi kishte munguar në punë, pa e ditur se atje do të përballej me një skenë makabre.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngarjen e rëndë, motivin që e shtyu 55 vjeçarin të vriste të shoqen e kafshët shtëpiake, e më pas t’i jepte fund jetës së tij.

Në banesë u sekuestruan si prova materiale litarët e gjetur në trupat e dy bashkëshortëve, dorëshkrime të mëparshme dhe një automjet në pronësi të mësuesit, si dhe katër kompjutera laptop, një telefon cellular, një shkop bejzbolli si dhe monedha shqiptare dhe të huaja.