Lezhë: Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën, ndërron jetë shoferi 30 vjeçar, pasagjeri në gjendje të rëndë

Një 30 vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë në rrugën Shëngjin- Lezhë. I riu ka humbur kontrollin e automjetit të tij, duke u përplasur me një shtyllë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në makinë veç shoferit 30 vjeçar, ndodhej dhe një tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Ky i fundit ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.

Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore,”-njoftoi policia.