“O Zot mos më braktis” Lotët e babait nga Kosova, s’mundet dot ta kurojë të bijën e prekur nga leuçemia

Nëpër qytet shpesh herë ka dalë… u kërkon ndihmë njerëzve. Zgjat dorën sepse përballë ka sprovën më të madhe të jetës, nuk mundet dot t’i ofrojë kurimin vajzës.

Ky baba vë duart në kokë për të fshehur lotët që i mbulojnë orë e çast fytyrën. Vajza e saj 25 vjeçare Miranda, është prekur sërish nga leuçemia akute.

Ky baba nuk i ka më mundësitë për t’i dhënë kurimin e nevojshëm të bijës, e cila me kalimin e ditëve bëhet më e dobët, më e plogësht, më e sëmurë.

Babai i Mirandës u lutet shqiptarëve për ndihmë, sepse vetë nuk mundet dot t’i sigurojë paratë që e bija të kryejë një transplant të nevojshëm për t’i shpëtuar kthetrave të vdekjes.

Miranda tretet, ndërsa ky baba mbushet në lotë. E mes dhimbjes që madhe që i rëndon gur në kraharor, ky baba thotë këto fjalë…

“o Zot, mos më braktis”.

Miranda është veçse 25 vjeçe, në lule të rinisë. Ajo ka nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale, një transplant. Transplantin e palcës do ta dhurojë djali i vogël i familjes, një akt që do t’i japë shansin e jetës motrës së madhe. Por për transplantin kërkohet një shumë e konsiderueshme financiare e familja nga Kosova nuk i ka mundësitë.