Vetëdorëzohet në polici efektivi Erjon Goxhara

Efektivi i policisë kufitare Erjon Goxhara është vetëdorëzuar këtë të mërkurë në Policinë e Tiranës.

I shpallur në kërkim që prej ditës së hënë, kohë kur qëlloi disa herë me armë 45 vjeçarin Lorenc Kosta, Goxhara ka vendosur t’i japë fund arratisë. 46 vjeçari është paraqitur në Drejtorinë vendore të Policisë së Tiranës, së bashku me armën e shërbimit me të cilën kreu plagosjen e rëndë.

 “Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.08.2024, për ngjarjen e ndodhur në afërsi të një marketi në rrugën “Tish Daija”, sot, rreth orës 17:00, është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me armën e shërbimit me të cilën ka kryer veprën penale, shtetasi Erjon Goxhara, 46 vjeç”, tha Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.