Tubimi parë pas atentatit, Donald Trump ‘thyen’ protokollin për të parë gruan që i ranë të fikët

Në të parin tubim në ambient të hapur pas atentatit të dështuar kundër tij, Donald Trump ishte i ‘mbuluar’ nga të katër anët me xham antiplumb. Por duket se pavarësisht atentatit dhe rritjes së ndjeshme të sigurisë, ish- Presidenti Trump ka vendosur të thyejë protokollin, më një gjest që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Gjatë fjalimit të tij në tubimin në Karolinën e Veriut, Trump shkoi të shohë një grua pranë podiumit. Kjo e fundit nuk ishte ndjerë mirë dhe i kishin rënë të fikët. Ish- Presidenti la podiumin dhe shkoi drejt saj për të parë nëse ishte mirë. Trump përqafoi gruan dhe më pas u rikthye në podium për të vijuar fjalimin.