24 orë kanë mjaftuar që shqiptarët bamirës të bëhen bashkë për t’i ardhur në ndihmë një 25 vjeçareje nga Kosova, e prekur rishtazi nga sëmundja e rëndë e leuçemisë akute.
Miranda iu drejtua me një thirrje për ndihmë shqiptarëve, përmes emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” e Elvis Naçit.
Shqiptarët zemërmirë iu përgjigjën me mirësi, lutje e ndihmë motrës sonë nga Kosova, e cila tanimë bëhet gati të kryejë një transplant të nevojshëm, për t’i shpëuar sëmundjes.
Ky është mesazhi i Mirandës drejtuar atyre shqiptarëve që e ndihmuan dhe u lutën për të.