Durrës: 22 vjeçari shtyp për vdekje avokatin, braktis makinën dhe largohet

Dy ditë më parë një aksident me vdekje ndodhi në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” në Durrës, ku viktimë mbeti një avokat 63 vjeçar.

Personi që e goditi me makinë Leonard Dingon, u largua nga vendi i ngjarjes. Makina e tij u gjend e braktisur disa kilometra më tutje, në Kodër Arapaj.

Auoritetet nisën hetimet për të zbuluar nëse aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm. Personi që drejtonte makinën është identifikuar si Erjon Kacanaj, 22 vjeçar. Policia është vënë në ndjekje të të riut, i cili më rezulton të ketë ardhur së fundmi nga Greqia.

Avokati 63 vjeçar ndodhej në zonën e plazhit në një banesë me qira, jo shumë larg vendit ku ndodhi aksidenti.

Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e tij dhe kolegët, si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.