Trajneri i kombëtares Silvinjo humb njeriun e shtrenjtë

Është një ndër momentet më të vështira të jetës… kur përballesh me faktin se një ditë, nëna e babai nuk do të jenë më pranë teje.

Silvinjo ka humbur sot nënën e tij.

Lajmin e ka bërë me dije kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka shprehur ngushëllimet e tij më të sinqerta.

Trajneri Silvinjo ka udhëtuar menjëherë drejt Brazilit, për të qenë pranë familjes së tij në këto momente të vështira.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së trajnerit të Kombëtares sonë, Silvinho. Në emrin tim, në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të çdo anëtari të komunitetit të futbollit i përcjell trajnerit Silvinho ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe. Në këtë moment të vështirë i gjendemi pranë Silvinhos dhe familjes së tij, që humbën një njeri shumë të dashur për ta. U prehtë në paqe!”, shkruan Presidenti Duka.