Pamje, aksident i frikshëm në rrugën Elbasan- Peqin, tre shoferët shpëtojnë

Një aksident i rëndë është shënuar pasdite në rrugën Elbasan- Peqin, ku janë përplasur mes tyre një trajler dhe dy automjete.

Trajleri ka rënë në kanal pasi ka dalë nga rruga, ndërsa një prej makinave është bërë copash.

Për mrekulli asnjë nga shoferët nuk ka pësuar lëndime, përjashto shoferin e mbetur të ngecur në makinë, i cili ka marrë disa lëndime të lehta.