Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Machelen të Belgjikës, ku një emigrant shqiptar në moshën 43 vjeçare ka mbetur i vrarë pas një sherri me fqinjin e tij.
Medi belge shkruan se autor i ngjarjes është një 61 vjeçar italian. Viktima, 43 vjeçari i identifikuar si Shpëtim. A, mbeti i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri nga fqinji.
Sherri ka nisur për shkak të debateve të vazhdueshme mes palëve në lidhje me parkimin e makinave përballët godinës së banimit.
Veç viktimës i cili gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, italiani 61 vjeçar ka qëlluar me armë dhe kushëririn e shqiptarit, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje kritike.
Autori ka kërcënuar po ashtu edhe bashkëshorten e viktimës si dhe ka qëlluar me armë në drejtim të djalit 15 vjeçar të çiftit shqiptar. Fatmirësisht i mituri nuk ka marrë lëndime.
Pas krimit të rëndë, 61 vjeçari ka tentuar të arratiset, por është arrestuar nga autoritet