Pamje video, rrëzohet helikopteri në Bosnje, ekuipazhi shpëton mrekullisht

Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnje e Hercegovinës u rrëzua këtë të mërkurën në liqenin Jabllanica, në jug të vendit.

Lajmin e konfirmoi Ministra e Punës të Brendshme. Shkaku i incidentit është ende i paqartë, ndërsa në helikopter fluturonte një ekuipazh me 4 persona. Për mrekulli asnjëri prej tyre nuk ka marrë lëndime serioze.

 “Në helikopter ishin katër anëtarë të ekuipazhit. Sipas informacioneve fillestare, tre prej tyre nuk janë lënduar, ndërsa njëri ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha zëdhënësi Ludevit Mariq.

Një video amatore ka filmuar momentet fill pas rënies së helikopterit në ujë.