Eurostat ka publikuar së fundmi shifrat në lidhje me pagën minimale në kontinentin europian. I pari vend që kryeson listën vijon të jetë Luksemburgu. Shteti i vogël europian ka një pagë minimale prej 2.571 eurosh, pagë e cila përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve.
Tre vendet e tjera të listës janë Holanda, Belgjika e Gjermania, me mbi 2 mijë euro pagë minimale.
Harta u publikua nga REL
Po t’i referohemi të dhënave, Shqipëria e Kosova zënë fundin e listës, konkretisht Shqipëria me 399 euro dhe Kosova me 350 euro.