Duke filluar nga kjo e premte, thuajse e gjithë Shqipëria do të preket nga moti me vranësira, ndërsa reshjet e shiut parashikohet të nisin në zonat veriore fillimisht.
Mbrëmja dhe nata vonë sjellin përmirësim gradual të motit në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 14°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë.
Të shtunën po ashtu parashikohen reshje shiu, ashtu siç mund të shikoni edhe në hartën e mëposhtme.