“Ishte gjysëm i zhveshur, pashë tmerr me sy” Gruaja ndalon të moshuarin që ngacmonte 9 vjeçaren në Maliq

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Maliq, ku një i moshuar 71 vjeçar ka tentuar të abuzojë me një vajzë të mitur.

I moshuari i identifikuar si Pëllumb Lamçe, banues në fshatin Sheqeras, është arrestuar nga olicia nën akuzën e orvatjes për të ngacmuar seksualisht 9 vjeçaren, veprim i kryer në ambient publik, në një kënd lojërash. Ka qenë një grua, banore e zonës, e cila ka parë ngjarjen dhe ka ndërhyre në kohë duke e hequr të miturën nga duart e autorit. Ajo ka deklaruar në polici, se i moshuari prej ditësh e ngacmonte të miturën, duke i thënë se do t’i jepte para.

 “Ishte mesditë rreth orës 13:30,pashë nga larg një situatë të sikletshme. Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.

Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.

Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu.

Ishte gati për të kryer marrëdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.”-tregoi gruaja para autoriteteve.

Mësohet se një tjetër banor i fshatit, pasi mësoi për ngjarjen, e ka goditur me grushte 71 vjeçarin. I moshuari e kishte ngacmuar disa herë vajzën.