Pamje, tajfuni në Japoni e kthen avionin në “balonë”, piloti detyrohet të ndërpresë uljen në aeroport

Këto janë momentet kur një avion në Japoni është detyruar të ndërpresë uljen në aeroport, për shkak të erërave të fuqishme të ardhura nga tajfuni ‘Shanshan’.

Në pamjet e regjistruara në kamera amatore, duket se avioni me pasagjerë lëkundet fuqishëm nga era majtas-djathtas e lart-poshtë.

Për shkak të tajfunit atje, autoritetet janë detyruar të evakuojnë qindra mijëra njerëz.