200 metër larg bregut, shpëtohet nga mbytja 75 vjeçari në plazhin e Semanit

Një i moshuar është shpëtuar këtë të premte nga ana e patrullës së kufirit, e cila e ka pikasur 75 vjeçarin duke kërkuar ndihmë rreth 200 metër larg bregut të detit në Seman.

Patrulla i ka shkuar në ndihmë të moshuarit dhe më pas e ka dërguar në spital.

Sot rreth orës 12:40, gjatë patrullimit në vendin e quajtur “Kulla e Ujit”, në plazhin e Semanit, nga patrulla e Kufirit është konstatuar një shtetas rreth 200 m larg bregut që kërkonte ndihmë.

Menjëherë shërbimet e Kufirit kanë bërë të mundur nxjerrjen nga uji të shtetasit K. K., 75 vjeç, banues në Fier, dhe së bashku me patrullën e Rendit Publik i është dhënë ndihma e parë.’, njofton policia.