Fredi Beleri del nga burgu

Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Fredi Belerit, për lirimin e tij me kusht nga burgu.

Në seancën e katërt në gjykatën e faktit, mbajtur këtë të hënë, Fredi Beleri ka fituar lirinë me kusht duke dalë kësisoj nga qelia.

Pas verdiktit, avokati mbrojtës i Belerit dha një prononcim për median.

“Respekt për gjykatën, vendosi lirimin para kohe me kusht. Edhe 6 javë i kishin mbetur për të qëndruar në burg. U lirua sot. E shikojmë se ai pronari që ka çelësat e burgut dhe të kujtdo, dha leje tani pas zgjedhjeve që të dalë nga burgu.”,tha avokati.