Lezhë: Kamioni ushtrisë përplaset me autobotin, 6 ushtarë mbeten të plagosur

Një kamion i repartit ushtarak të Vaut të Dejës u përplas me një autobot me destinacion Malin e Zi. Aksidenti ndodhi në rrugën Lezhë- Shkodër, pranë kryqëzimit të Dajçit. Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve, 6 ushtarë u plagosën, mes tyre dhe një grua. Ngjarja ndodhi rrreth orës 05:00 të mëngjesit së kësaj të marte.

 “Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia.

Kamioni i ushtrisë ishte nisur në Mirditë, për të ndihmuar në shuarjen e disa vatrave të zjarrit në zonën e Fanit.